Një gjykatë amerikane ka refuzuar një kërkesë të bosit të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, për të rishikuar vendimin e vitit 2019 që e dënoi atë me burgim të përjetshëm.
El Chapo, sot 66 vjeç, për dekada me radhë drejtoi kartelin famëkeq Sinaloa dhe fajësohet për vrasje në Meksikë. Ai është arratisur disa herë nga burgjet meksikane, ndërsa në janar të vitit 219 u arrestua sërish dhe u ekstradua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 66-vjeçari paraqiti një kërkesë për rishikim të dënimit të tij, mirëpo kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata e New York-ut.
Kërkesa u rrëzua pasi dyshohet se El Chapo, edhe pse prej 7 vitesh në burg, ka ende nën kontroll asete me vlerë miliarda dollarë, edhe pse nuk rezultojnë në emrin e tij.
Gozman u dënua në shkurt 2019 për trafikim të lëndëve narkotike dhe në burgun “Florence Max”, qëndron në qeli për 23 orë në ditë dhe vetëm për 1 orë mund të dalë në ambient të hapur, shkruan Reuters.