Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Denaj: Shtyhet me 6 muaj afati për disbursimin e naftës për fermerët


Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj njoftoi se është shtyre më 6 muaj afati për disbursimin e naftës për fermerët.

“Një lajm i mirë për fermerit që po marrin disbursimin e fundit të naftës. Kemi kërkuar një shtyrje për një afat për 6 muajt të parë të 2024, në mënyrë që dispursimi të ndodhë me një ritëm më gradual. 

Falë aktit normativ që qeveria mundësoi në nëntor u shtua buxheti për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe bëri të mundur që fermerët dhe blegtoret që kishin aplikuar dhe kishin fituar ta merrnin të plotë përfitimin e kësaj skeme. 

Ajo që vjen sot, është lehtësia që për naftën e fermerëve, pjesa procedurale, të ketë një lehtësi dhe tejzgjatje së paku 6 muaj”, tha Denaj.