Vendosni fjalën kyçe....

OKB: Vrasja e fëmijëve në Bregun Perëndimor, në nivel të papracedentë


Numri i fëmijëve që janë vrarë në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, ka arritur një nivel “të paprecedentë”, ka paralajmëruar Fondi i OKB-së për Fëmijë (UNICEF).

“Tetëdhjetë e tre fëmijë janë vrarë në Bregun Perëndimor në 12 javët e fundit, tha në një deklaratë të enjten drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Adele Khodr. Kjo shifër është më shumë se dyfishi i numrit të fëmijëve të vrarë në të gjithë vitin 2022”, tha ajo, shkruan The Guardian.

“Ky vit ka qenë viti më vdekjeprurës i regjistruar për fëmijët në Bregun Perëndimor,” tha ajo. Përveç kësaj, ajo tha se më shumë se 576 fëmijë janë plagosur dhe të tjerë thuhet se janë ndaluar që nga 7 tetori.

 Ajo shtoi: Ndërsa bota shikon me tmerr situatën në Rripin e Gazës, fëmijët në Bregun Perëndimor po përjetojnë një makth të tyren. Të jetosh me një ndjenjë pothuajse të vazhdueshme frike dhe pikëllimi është, fatkeqësisht, shumë e zakonshme për fëmijët e prekur.