Vendosni fjalën kyçe....

Recituan poezi kundër luftës në Ukrainë, poetët rusë dënohen me burg


Gjykata e Moskës ka dënuar me burg dy poet rusë, pasi lexuan poezi kundër pushtimit rus në Ukrainë. Që prej nisjes së luftës, autoritetet ruse kanë arrestuar me mijëra njerëz, të cilët kanë guxuar të dalin kundër.

Artyom Kamardin është dënuar me 7 vite burg, ndërsa Yegor Shtova me 5 vite e gjysmë. Kamardin 33-vjeç, ka thënë se mbyllja e tij në burg ishte e dhunshme, duke pretenduar se policët e kanë përdhunuar dhe e kanë detyruar ta regjistrojnë në një video duke u kërkuar falje. Kamardin ka recituar “Më vrit, milic” në një shesh të Moskës, duke brohoritur slogane të projektit “Rusia e madhe” që ka për qëllim aneksimin e jugut të Ukrainës, shkruan BBC.

Për këtë, dyshja janë dënuar “për nxitje të urrejtjes” dhe thirrje për aktivitete “që rrezikojnë sigurinë e shtetit”.