Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja u propozon aleatëve gjetjen e mënyrave për të konfiskuar 300 miliardë dollarë asete ruse


Shtetet e Bashkuara kanë propozuar që grupet e punës nga vendet e G7-ës të eksplorojnë mënyra për të sekuestruar 300 miliardë dollarë në asetet e ngrira ruse, raportoi të enjten Financial Times.

Sipas raportit, Shtetet e Bashkuara, të mbështetura nga Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Kanadaja, kanë propozuar të ecet përpara me punën përgatitore në mënyrë që mundësitë të jenë gati për krerët e G7-ës që t’i shqyrtojnë në një takim të mundshëm të 24 shkurtit.

Vendet perëndimore kanë deklaruar se do  i përdorin asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën që përballet e pushtimin rus dhe për të rindërtuar vendin pas luftës.

Rusia nga ana e saj e ka quajtur të jashtëligjshme këtë përpjekje duke paralajmëruar për pasoja të rënda.