Të shtëna me armë janë regjistruar në Fier.
Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Bashkisë së qytetit.
Ndërkohë që policia ka shoqëruar autorin e dyshuar i cili ka qëlluar me armë.
Raportohet se një efektiv policie për motive të dobëta ka qëlluar me armë, djalin e një polici tjetër, duke e lënë të plagosur.
Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se çdo veprim po kryhet nga AMP nën drejtim të prokurorit, për të shmangur konfliktin e interesit.