Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi presidentin amerikan Joseph Biden, Kongresin dhe popullin amerikan për paketën e ndihmës ushtarake me vlerë 250 milionë dollarë dhe theksoi se ajo do të mbulojë “nevojat më urgjente të Ukrainës”.
Zelensky deklaroi në rrjetin social X (Twitter) se raketat shtesë dhe komponentët e tjerë për mbrojtjen ajrore, armët antitank, municionet, pajisjet e pastrimit të minave dhe pajisje të tjera, të cilat janë pjesë e paketës së ndihmës, do të mbulojnë nevojat më urgjente të Ukrainës.
“Udhëheqja amerikane në koalicionin e mbi 50 vendeve, të cilat i ofrojnë Ukrainës ndihmë ushtarake, është çelësi për të kundërshtuar terrorin dhe agresionin, jo vetëm në Ukrainë, por në të gjithë botën”, tha Zelensky.