Vendosni fjalën kyçe....

Garda merr në mbrojtje zyrtarët e AKSHI-t dhe Autoritetit për Sigurinë Kibernetike, 70 truproja më shumë edhe për gjyqtarët e prokurorët


Këshilli i Ministrave është mbledhur ditën e sotme për herë të fundit për miratimin e disa vendimeve të rëndësishme, mes tyre edhe për përcaktimin e personaliteteve shtetërore që do të merren në mbrojtje nga Garda e Republikës.

Përveç organeve të SPAK dhe GJKKO, mbrojtja është shtuar edhe për Agjensinë Kombëtare të Informacionit (AKSHI) dhe Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Për të plotësuar numrin për ruajtjen e njerëzve të drejtësisë, Garda e Republikës e rrit numrin e organikës me 70 gardistë më shumë.

Me vendim të qeverisë tashmë organika e plotë e gardës shtohet me 70, duke shkuar në 1.505 gardistë, pikërisht për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm.

Për të shkuar tek ky numër, disa ditë më parë Garda e Republikës ka hapur edhe garën ku të interesuarit mund të aplikojnë.