Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata shtyu seancën, avokatët e Berishës nuk dorëzuan kërkesë sot për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka


Gjykata e Posaçme shtyu seancën për ish-kryeministrin, Sali Berisha një ditë më parë, për t’i dhënë kohë avokatëve mbrojtës të dorëzojnë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.

Megjithatë këta të fundit nuk kanë dorëzuar asnjë kërkesë këtë premte për përjashtimin e gjyqtares Gjoka.

 

Njoftimi:

Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin!