Vendosni fjalën kyçe....

Hamasi akuza ushtrisë izraelite se po keqtrajton civilët e arrestuar


Ushtria izraelite mblodhi dhjetëra civilë palestinezë në një shesh lojrash në qytetin verior të Gazës, pasi i detyroi të hiqnin rranaobat, shkruan AA.

Në një video të shpërndarë në mediat sociale të hënën vonë, civilët, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar, shihen duke u mbajtur nga ushtria izraelite në një shesh lojrash pasi u zhveshën me të brendshme.

Fati i atyre palestinezëve nuk dihet, pasi ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende videon.

Në përgjigje, grupi palestinez i rezistencës, Hamasi, dënoi incidentin dhe tha: “Ushtarët okupatorë izraelitë që filmojnë dhjetëra civilë palestinezë në Gaza pasi i arrestuan dhe i zhveshën në mot të ftohtë, përbën një krim lufte.”

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 20,700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 54,536 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Më 10 nëntor, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite rishikoi numrin zyrtar të vdekjeve të sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, duke e ulur shifrën në rreth 1200 persona dhe që atëherë, Tel Avivi nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë për viktimat.