Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet për Beqajn, avokati mbrojtës: Për të gjithë personat që po hetohen janë sekuestruar telefonat dhe kompjuterat


Edhe pse ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj nuk u prononcua gjatë për mediat gjatë paraqitjes së tij në SPAK, rreth hetimeve për klientin e tij, avokati i tij mbrojtës ka dhënë disa detaje të reja lidhur me këtë hetim.

Avokati tha se Beqajt dhe personave të tjerë të vënë nën hetim janë sekuestruar telefonat dhe kompjuterat.

“Ajo që ia vlen të komentoj është dëshira e Zt. Beqaj që të zhvillohen këto hetime. Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përbëjnë elementë të veprës penale, këtë duhet ta faktojë Prokuroria.

Di që janë sekuestruar kompjutera dhe celularët. Te të gjithë personat janë sekuestruar të gjitha materialet, si telefonat, kompjuterat.  Vendimi i Gjykatës flet për përgjime ambientale. Kam dijeni për kontrollin në banesën e zt. Beqaj”, tha avokati.