Huawei, gjiganti i teknologjisë, i cili ka qenë një pikë e ndezur në rivalitetin në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit, thotë se është “kthyer në rrugën e duhur” me një vit shitjesh 2023 të fortë.
Konglomerati me bazë në Shenzhen tha të premten se pret të sjellë më shumë se 700 miliardë juanë (99 miliardë dollarë) të ardhura në vitin 2023, pjesërisht nga një paraqitje më e fortë se sa pritej në biznesin e saj elektronik. Kjo është një rritje prej 9% nga 642.3 miliardë juanë (92.4 miliardë dollarë) e regjistruar në vitin 2022.
Sidoqoftë, është ende nën vlerën e përafërt prej 123 miliardë dollarësh të fituara nga Huawei të regjistruar në vitin 2019.
“Pas vitesh punë të palodhur, ne ia dolëm të përballojmë stuhinë. Dhe tani jemi kthyer në rrugën e duhur,” tha kryetari i rradhës i Huaëei, Ken Hu, në një mesazh të fundvitit drejtuar punonjësve.
Paraqitja e fortë vjen pas hedhjes në treg të telefonit inteligjent Mate 60 Pro të Huawei në gusht, i cili kishte tronditur ekspertët e industrisë të cilët nuk e kuptonin se si kompania do kishte teknologjinë për të bërë një pajisje kaq të përparuar pas përpjekjeve gjithëpërfshirëse të Shteteve të Bashkuara për të kufizuar qasjen e Kinës te çipat e huaj.
Telefoni në fjalë është përqafuar me padurim nga konsumatorët dhe ka lejuar Huaëei-n të rrëmbejë pjesën e tregut nga Apple në Kinë, sipas Counterpoint Research.
Huawei u rendit i pesti në tregun kinez në fund të shtatorit, duke rritur pjesën e tij nga 10% në tremujorin e parë në 14% në tremujorin e tretë. Apple, ndërkohë, pa që pjesa e tij e “kekut” të tkurret nga 20% në 15% në të njëjtën periudhë.
Politikëbërësit amerikanë kanë pretenduar prej kohësh se Huawei përbën një rrezik për sigurinë kombëtare, duke pretenduar se qeveria kineze mund të përdorte pajisjet e kompanisë për të spiunuar. Kompania i ka mohuar vazhdimisht këto akuza dhe është përpjekur të përmirësojë pozicionin e saj në Uashington. Sidoqoftë, këtë vit Huawei ka filluar të gjejë rrugën e kthimit.
Kompania pritet të vijojë suksesin e saj vitin tjetër, duke supozuar se mund të zgjerojë prodhimin e aparateve të mundësuar nga çipat Kirin, thanë analistët Counterpoint në një raport të nëntorit, duke iu referuar procesorëve të identifikuar brenda Mate 60 Pro.