Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Qeveria jonë nuk ka lidhje me krimin, sikur prokurorët e gjykatësit të kishin më shumë guxim e punë


Kryeministri Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se Kosova ka një qeveri pa lidhje me krimin e organizuar dhe pa frikë ndaj tij, derisa sërish kritikoi prokurorët e gjyqtarët.

Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë në festën e fund vitit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Për herë të parë Kosova tani ka qeveri pa kurrfarë lidhjesh me krimin e organizuar dhe pa frikë ndaj tij. Përkundrazi, tash pra është krimi i organizuar, në veri e në jug, që tmerrohen nga qeveria: ose ikin ose dorëzohen. Eh, vetëm sikur edhe prokurorët sikur t’i kishim pak më të guximshëm edhe gjyqtarët t’I kishim pak më punëtorë, nga kampionë ballkanikë siç jemi do të mund të bëheshim kampionë evropianë”, tha Kurti.

Ai foli edhe për procesin e Vettingut, ku tha se reformat janë të domosdoshme.

Në rrafshin e drejtësisë, duket se i është dhënë drita e gjelbër një reforme të rëndësishme – Vettingut. Këto reforma do të duhet disa vite që të japin rezultate, mirëpo janë të domosdoshme për të rregulluar dhe për të garantuar mirëfunksionimin e drejtësisë, që duhet të jetë një nga shtyllat e vendit tonë demokratik”, ka deklaruar Kurti.