Vendosni fjalën kyçe....

Nesër GJKKO jep vendimin për Berishën,  avokatët depozitojnë  kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Gjoka


Avokatët e Sali Berishës janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të marrë provat e materialeve audiove të seancave dhe procesverbalet për të provuar pretendimet e tyre për njëanshmëri të gjyqtares.

Kërkesa e re për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, do të paraqitet sot brenda orarit zyrtar, pasi ora 16:00 është afati i fundit.

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme shtyu për herë të tretë seancën për dhënien e vendimit për kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me mbikqyrje policore dhe “ndalim komunikimi”, për Sali Berishën i akuzuar për korrupsion në aferën “Partizani”.