“Radojiçiç” ka përplasur Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me Kryeporkurorin e speciales.
Kryeministri Kurti tha se është për t’u habitur fakti se edhe pse Radojçiç e ka pranuar pjesëmarrjen në sulm, ende nuk ka aktakuzë.
“Nuk e di a ndani edhe ju me mua habinë. Si është e mundshme që Milan Radjoçiç e pranon që ka kryer krimin dhe nuk ka aktakuzë. Unë besoj që nuk duhet as me kry Fakultetin juridik e as nuk ka nevojë me pas Bachelorin, Masterin ose Phd dhe as nuk ka nevojë me qenë prokuror e as gjykatës por vetëm arsyeja e shëndoshë normale e qytetarëve të Republikës e identifikon një absurditet të tillë”, ka thënë ai.
Më tej, Kurti deklaroi se informacionet rreth Banjskës që janë sjell nga AKI-ja dhe Policia e Kosovës janë enorme.
“Nga informacionet që ka sjellë AKI-ja, Policia e Kosovës dhe ju gazetarët, në Banjskë e rrotull Banjskës është enorm ndërkaq shumica dërmues e qytetarëve të Republikës nuk ia dinë emrin prokurorit që merret me rastin e Banjskës”, tha tutje ai.
Por sot u zbuluar pas tri vitesh se një urdhër-arrestit ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, është revokuar dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, sqaroi sot se pëlqimin për tërheqje të urdhër-arrestit e ka dhënë vetë ai.
Arsyet për këtë vendim, tha se s’mund t’i bëjë publike. Urdhër-arresti ishte lëshuar nga prokurori Sylë Hoxha, lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviç. Ndaj Radojiçiqit është lëshuar sërish urdhër-arrest, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Tërheqja e urdhër-arrestit ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili dyshohet si organizator i sulmit terrorist në Banjskë, vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin “Brezovica”, është aktualizuar sërish.
“Sa i përket tërheqjes së urdhër-arrestit për Radojiçiqin, ajo është çështje komplet e brendshme e Prokurorisë dhe të jeni të sigurt se ne nuk mund të ndajmë shumë detaje për opinionin për rastet që ne i trajtojmë. Duhet ta dinë qytetarët e Kosovës se ai nuk ka qenë kurrë në paraburgim. Është tërheq për një kohë urdhërarresti, i cili në ndërkohë iu ka rikthy”, tha kryeprokurori.
Mw tej, Isufaj tha se pa miratimin e tij, s’do të mund të tërhiqej urdhër-arresti.
“Pa miratimin tim, s’kish mujt me ndodhë. S’diskutohet kjo. Unë e kam dhënë pëlqimin, por arsyeja pse e kam dhënë, s’mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, çështje të hetimit. Nuk mundet me ditë opinioni secilën situatë, pse ne, çka bëjmë. Unë në fakt nuk preferoj me i komentu rastet që i kemi nën hetim. Megjithatë, po ka urdhër-arrest dhe ai urdhër-arrest është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale, prej prokurorit përkatës”, shtoi ai.
Ai u pyet edhe për deklaratën e ish-prokurorit, Sylë Hoxha, i cili në “Pressing” të T7 kishte thënë se ka pasur njerëz që janë interesuar që Radjoçiçit t’i largohet urdhër-arresti.
Hoxha nuk kishte përmendur emra apo funksione, duke thënë se kanë qenë njerëz jashtë sistemit.
”Unë kam thënë që kam pasur njerëz që janë interesu, a ka mundësi me ia largu urdhër-arrestin, me u kthy ai në Kosovë. Kanë qenë njerëz jashtë sistemit dhe jashtë politikës. Ju kam thënë që këta janë çështje ligjore dhe nuk ka mundësi me u largu”, ka thënë ai.
Për këtë deklaratë, Isufaj tha se është informuar nga mediat. Sipas tij, ish-prokurori Hoxha nuk e ka ndarë asnjëherë me të këtë informacion.
“Pyeteni atë kush i ka thënë. Nëse atij i ka thënë dikush, ai ka qenë prokuror, pse ai s’ka ndërmarrë. Unë këtë informacion e kam pa prej mediave, kurrë këtë informacion s’ma ka thënë mua. Ai ka qenë prokuror, ka pas mandat. Secili që ka shku e ka mujt me i thanë diçka ka mujt me arrestu. Nuk e di pse nuk e ka ba këtë punë, nëse ka qenë ashtu qysh e ka thënë ai”, deklaroi Isufaj.
Kërkesa për revokimin e urdhërarrestit ndaj Radojiçiçit ishte bërë nga Prokuroria Speciale.
“Aprovohet kërkesa e Prokurorisë Speciale e R. Së Kosovës PPS.NR.24/2018 datës 19.02.2021, për tërheqjen e Urdhër arrestit. REVOKOHET Urdhër arresti PPPS. NR. 138/19 i datës 14.08.2020 për të dyshuarit Milan(Rajko) Radoiçiq, me pseudonim “Mica” i lindur me datë 21.02. 1978 në Gjakovë, tani me vendbanim në rrugën “Vlade Çetkoviç” pa nr.Mitrovicë Veriut, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Pjesëmarrja ose Organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së lidhur me veprën penale Vrasje e Rëndë nga neni 179 par. 3 të KPRK-së”, thuhej në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, që ishte marrë në shkurt të vitit 2021.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas deklaratës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili tha sot konfirmoi se i ishte hequr urdhërarresti Milan Radoiçiqit, por më pas ishte rikthyer. Në një konferencë për media të fundvitit, Isufaj tha se s’i zbulon arsyet për publikun.
Haxhiu tha se po të mos i ishte hequr ky fletarrest Radoiçiqit atëherë ai do ta kishte të pamundur operimin në veri të vendit, duke iu referuar edhe sulmit terrorist në Banjskë, përgjegjësinë për të cilin e ka marrë vetë Radoiçiq.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar sot pas deklaratës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili tha sot konfirmoi se i ishte hequr urdhërarresti Milan Radoiçiçit, por më pas ishte rikthyer. Në një konferencë për media të fundvitit, Isufaj tha se s’i zbulon arsyet për publikun.
Haxhiu tha se po të mos i ishte hequr ky fletarrest Radoiçiqit atëherë ai do ta kishte të pamundur operimin në veri të vendit, duke iu referuar edhe sulmit terrorist në Banjskë, përgjegjësinë për të cilin e ka marrë vetë Radoiçiç.
“Po të mos hiqej fletarresti (mos)operimi i tij do të ishte krejt ndryshe apo edhe i pamundur në veri të vendit. Kur dikujt i hiqet fletarresti praktikisht i bie që diçka ka ndërruar për të mirë, por këtë vit nga ky person që ju hoq fletarresti u organizua tentim-aneksimi i veriut me 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit. A e ka të qartë ky kryeprokuror që kjo çështje është preokupim kombëtar e shoqëror dhe nuk ka këtu vetëm Pikë?”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo tha se drejtësia do të duhej të ishte e pavarur dhe ajo është e pavarur vetëm në sensin ndërinstitucional.
“Jo rastësisht aktgjykimet kanë frazën ‘’Në emër të popullit’’, sepse sikur secili institucion shtetëror i nënshtrohet vullnetit të shprehur të popullit që i shërben dhe prej nga e merr legjitimitetin. Pra, drejtësia është e pavarur vetëm kur ajo njëmend është në përputhje me vullnetin e popullit”.
Haxhiu tha se rreziku nga Serbia në veri të vendit dhe cenimi i rendit kushtetues ndaj Kosovës nuk janë çështje vetëm të një prokurori.
“Cenimi që Serbia për mbi 20 vjet i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri të vendit me në krye akter terrorist si Milan Radjoçiç, veriu, siguria kombëtare nuk janë thjesht çështje të ftohta juridiko-penale të një prokurori apo kryeprokurori që me lehtësinë e botës thotë se vetëm ai i di arsyet pse i ka hequr fletarrestin dikujt si Milan Radjoçiç. Dhe pikë, siç shprehet ai”.
Republika e Kosovës nuk i përket Prokurorisë, thotë Haxhiu, duke shtuar se “ajo sikur secili institucion duhet t’i shërbej Republikës dhe vullnetit të popullit ose nëse ka pasur presione nga dikush nga politika asokohe mos le ta ushtrojë detyrën në mungesë guximi sepse kështu e merr në qafë Republikën”.
“Vullneti i popullit është i qartë: ai do drejtësi dhe shtrirje të rendit e ligjit, pa dallim. Për këtë vullnet breza e breza të tërë janë angazhuar dhe sakrifikuar, mijëra të tjerë kanë dhënë dhe jetën dhe nuk ka njeri në botë kushdo qoftë ai që del dhe na thotë unë ja hoqa fletarrestin Radjoçiçit dhe pikë. Kjo nuk kalon!”.