Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet qëndrimi në Shqipëri i afganëve dhe ukrainasve


Qeveria shtyn qëndrimin në Shqipëri të afganëve dhe ukrainasve të strehuar në vendin tonë pas luftës së nisur në vendet e tyre. Ukrainasve u shtyhet afati i qëndrimit deri më 17 mars të vitit 2024.

Me propozim të ministrit të Brendshëm Taulant Balla, dhe të ministrit të Jashtëm Igli Hasani, u shty edhe afati i qëndrimit në Shqipëri të afganëve, deri më 24 shkurt 2024.

Afganët u strehuan përkohësisht në Shqipëri, në pritje të dritës së gjelbër për t’u zhvendosur në SHBA.

Vendimi

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.173, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E MBROJTJES SË PËRKOHSHME SHTETASVE UKRAINAS, PERSONAVE PA SHTETËSI DHE PERSONAVE QË KANË FITUAR MBROJTJE NDËRKOMBËTARE NË UKRAINË, ME VENDQËNDRIM TË PËRKOHSHËM  OSE TË PËRHERSHËM NË UKRAINË, SI DHE PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR MENAXHIMIN E FLUKSIT TË KËRKUESVE TË MBROJTJES NDËRKOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 82, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Pas pikës 3/1, të vendimit nr.173, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 3/2, me këtë përmbajtje:

“3/2. Me përfundimin e afatit, të përcaktuar në pikën 3/1, të këtij vendimi, personave që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë u shtyhet qëndrimi deri në datën 17.3.2024.”.