Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria polake thotë se një raketë ruse hyri në hapësirën e saj ajrore


Një objekt i paidentifikuar ajror ka hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë – shtet anëtar i NATO-s – nga drejtimi i kufirit me Ukrainën.

Komanda Operacionale e Ushtrisë polake tha se objekti hyri në territorin e Polonisë mëngjesin e 29 dhjetorit, sipas Sky News.

Objekti që ka hyrë në hapësirën ajrore polake ka të ngjarë të jetë raketa ruse,” thotë gjenerali polak

Gjenerali  tha se gjithçka tregon se objekti ka të ngjarë të ishte një raketë ruse e cila më pas u kthye në Ukrainë.

“Ajo shkoi rreth 40 km në territorin polak përpara se të kthehej në Ukrainë. Objekti kaloi më pak se tre minuta mbi territorin polak.” – tha ai.

Ministri polak i mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz tha se të gjithë elementët që sigurojnë sigurinë e Polonisë funksionuan siç duhet gjatë incidentit.

Rusia ka lëshuar 110 raketa në Ukrainë gjatë natës në atë që u përshkrua si “sulmi më masiv nga ajri” që nga fillimi i pushtimit. Njëzet e dy persona janë vrarë në të gjithë vendin dhe një maternitet është dëmtuar.