Portugezi Ruben Saraiva, i dyshuar si autori që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës, pritet që brenda këtij viti të ekstradohet në Shqipëri.
Sipas informacioneve një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh kanë shkuar drejt Rabatit për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të Ruben Saraivës nga Maroku drejt vendit tonë.
Burime nga policia bëjnë me dije se mbërritja e Ruben Saraivës në Shqipëri pritet të bëhet të dielën me 31 dhjetor, ndërsa për të negociuar me Marokun për ekstradimin e tij në lojë ka hyrë edhe Interpol dhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Për Prokurorinë e Lezhës, ardhja e Ruben Saraivës në vendin tonë shihet me interes të madh për shkak se nga pamjet filmike është vërtetuar se ai kishte rolin e ekzekutorit ndërsa është ndihmuar edhe nga katër shtetas britanikë të cilët u hoqën si turistë dhe të gjithë janë të arrestuar në Britani.
Prokuroria si porositës të vrasjes akuzon Edmond Haxhinë, i cili është po ashtu është arrestuar në Britani.