Vendosni fjalën kyçe....

Armando Broja sërish titullar te Chelsea


Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte sërish titullar, dhe kjo ishte hera e tretë në 5 ndeshjet e fundit në Premier League.

Kontributi i tij nuk është se mungoi, pasi futbollisti 22-vjeçar bëri presion e vrapoi shumë, në një përballje të ashpër në fushën e Luton, që “londinezët” e fituan 3-1 falë cilësisë më të madhe në momentet vendimtare.

Broja ishte në fushë deri kur rezultati arriti 2-0, dhe sidomos u tregua aktiv te goli i parë.

Pati edhe fat pasi u dëmtua përpara pushimit, dhe shqetësimi në një moment ishte i madh.

Sulmuesi “Kuqezi” mbeti i shtrirë në fushë për disa minuta, dhe pati nevojë për ndihmën mjekësore, por nuk pati lëndim, dhe madje nuk doli nga fusha.

Tashmë, Broja ka qenë titullar në 25 për qind të ndeshjeve në Premier, ndonëse ka vetëm një gol e një asist në 12 sfida.