Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në ‘arrest shtëpie”, avokati i tij: Ndalimi i komunikimit, shkelje e së drejtës, duhej autorizim nga Kuvendi


Avokati i Berishës ka reaguar lidhur me vendimin e masës së sigurisë ndaj Berishës ku u shpreh se Duhet të ishte marrë autorizim i veçantë nga kjo gjykatë dhe se ndalimi i komunikimit është  shkelje e së drejtës.

“Ky ishte vendimi sot. Ajo që ishte shqetësuese është se ky vendim vjen me ndalim komunikimi për një deputet. Duhet të ishte marrë autorizim i veçantë nga kjo gjykatë. Pritej se kjo gjykatë ka bërë dhe shkelje më të mëdha. Vendimi ishte i thatë; ndalimi i komunikimit, dhe lejimi vetëm me familjarët që bashkëjeton”, u shpreh Gjokutaj.