Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të GJKKO që pranoi kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’.
Meta ka komentuar dhe ndalimin e komunikimit për Berishën, ku shprehet se është një kambanë alarmi liritë dhe të drejtat e çdo qytetari.
Reagimi i Metës:
Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.
Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë.