Vendosni fjalën kyçe....

Bombardimet ukrainase në Belgorod, Rusia mbledh Këshillin e Sigurimit


Moska ka paralajmëruar se sulmi në Belgorod nga Ukraina, ku mbetën të vrarë 14 persona, mes tyre edhe dy fëmijë, nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme ruse Maria Zakharova njoftoi se Rusia ka bërë thirrje për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas sulmit në Belgorod.

“Sulmi terrorist në Belgorod do të jetë në fokus të tryezës së punës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rusia ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.