Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea regjistron fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë , mposht Luton


Chelsea ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino triumfoi sot në udhëtim ndaj Luton Townit

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Kenilworth Road” përfundoi me rezultatin 2:3.

Cole Palmer (12′, 70′) dhe Noni Madueke (37′) shënuan golat e fitores për londinezët.

Për vendasit realizuan Ross Barkley (80′) dhe Elijah Adebayo (86′).

Armando Broja ishte titullar te “Blutë” dhe luajti për 62 minuta.

Chelsea pas kësaj fitore ka 28 pikë dhe renditet e dhjeta në tabelë.

Lutoni ndodhet në pozitën e 18-të me 15 pikë të grumbulluara.