Vendosni fjalën kyçe....

Ferrari mesazh për Schumacher: Gjithmonë në zemrat tona, vazhdo të luftosh


10 më parë në Alpen Franceze do të shënohej një prej dramave më të mëdha sportive, teksa legjenda e Formulës 1, Mikael Schumacher u rrëzua teksa bënte ski në Meribel.

Një aksident që ndryshoi tërësisht jetën e Schumacher dhe të familjes së tij, ndërsa që prej asaj dite informacionet për gjendjen shëndetësore të ish-pilotit janë shumë të pakta. Pikërisht ditën e djeshme, më datë 29 dhjetor, u bënë fiks dhjetë vite nga aksidenti. Në këtë ditë si gjithnjë nuk kanë munguar mesazhet nga bota e sportit për kampionin e madh të Formulës 1. Ferrari, skuadra më të cilën Schumacher ka bërë historinë, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Dhjetë vjet më vonë ju jeni ende në zemrat tona. Vazhdo të luftosh Mikael!”, ishte ky mesazhi i skuadrës nga Maranelo për të nënvizuar një përvjetor që të gjithë do të donim ta harronim.

Schumacher solli pesë tituj radhazi botëror në Maranelo, nga viti 2000 deri në 2004-ën. Mesazhi i Ferrarit shoqërohej me një imazh të Mikaelit duke buzëqeshur në shkallën më të lartë të njërës prej 91 garave që fitoi në 19 sezone botëror. Një rekord i arritur dhe më pas i kaluar vetëm nga Luis Hamilton, që zuri vendin e tij te Mercedesi në fillim të vitit 2013, vit që do të përfundonte me aksidentin e rëndë të Shumakerit në alpe.

Fotoja e shoqëruar me postimin e Ferrarit ishte mjaft emblematike dhe përfaqësonte karrierën së Shumakerit. Ai e portretizohej në podiumin e Çmimit të Madh të Britanisë 2002 në Silverston, event të cilin gjermani e fitoi të dielën më 7 korrik, tri vjet pas aksidentit të rëndë në të njëjtën pistë dhe në mënyrë shumë domethënëse gjatë një sezoni të jashtëzakonshëm. Në një kampionat ku Schumacher do të regjistronte titullin e tij të pestë në Formula 1, sukses që do të vinte dy javë më vonë në Francë, me gjashtë gara të mbetura para fundit të kalendarit!

Shumi kishte fituar tashmë me Ferrarin në pistën historike angleze në vitin 1998 dhe do të përsëriste edhe në 2004-ën, një tjetër sezon të paharrueshëm, titullin e shtatë dhe të fundit botëror të koleksionit të tij plot rekorde.