Dy oficerë të policisë gjyqësore kanë mbërritur në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’i komunikuar vendimin e GJKKO për arrestin shtëpiak me mbikqëyrje policore.
Për mbikëqyrjen e zbatimit të masës, SPAK angazhon policinë, e cila cakton një polic apo dy, të cilët do të shkojnë çdo ditë dhe do të trokasin në derën e banesës së Berishës dhe do të verifikojnë nëse ai ndodhet në banesë.