Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë në Kurbin, 30-vjeçari qëllon me pistoletë bashkëfshatarin


Një konflikt mes dy personave është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri në Kurbin dhe plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së premtes në fshatin Mali i Bardhë të Kurbinit.  Sipas informacioneve, Admir Lika, 30 vjec ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij, 33-vjeçarin Fatjon Lika. Autori është futur në lokal të fshatit, duke qëlluar me pistoletë 33-vjeçarin.

Policia e Kurbinit ka reaguar në lidhje me plagosjen ku bëjnë me dije se autori, Admir Shqypi dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Në Malbardhë në një lokal dyshohet se si pasojë e një konflikti të nisur më parë shtetasi A. Sh, ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë duke plagosur shtetasin F. L, me të cilin kishte konflikt. Shtetasi F. L, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, i cili paraprakisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, Admir Lika, dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia.