Një shqiptar i identifikuar si Artur Mitro, nga qyteti i Beratit është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Athinë.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në rrugë mes dy personash, ndërsa raportohet se i plagosuri është goditur disa herë dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë.
Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Sakaq, autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.