Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradimi i Ruben Saraiva-s, reagon Balla: Na ka krijuar eksperiencë dhe besim për dhënien fund pandëshkueshmërisë


Edhe pse nuk kemi marrëveshje me këtë vend, e realizuam

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi pas ekstradimit nga Maroku të Ruben Saraiva, i akuzuar si autor i vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj.

Balla shkruan se realizimi i këtij ekstradimi nga Maroku, ka krijuar eksperiencën dhe besimin për ti dhënë fund pandëshkushmërisë ndaj çdo personi që fshihet në vendt e tjera.

“Falë mbështetjes së fortë të Interpol me të cilët po punojmë çdo ditë për gjetjen e personave në kërkim si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, sapo u përmbyll në Aeroportin “Nënë Tereza” ekstradimi i shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Realizimi i këtij ekstradimi, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kemi një marrëveshje ekstradimi, na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera.

Përgëzime Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Interpol Tirana dhe djemve të palodhur të RENEA për realizimin e 78 ekstradimeve drejt Shqipërisë gjatë këtij viti që përmbyllim sot. Pres më shumë në Vitin e Ri 2024!”, shkruan Balla.