Vendosni fjalën kyçe....

Fredi Beleri del nga burgu për disa orë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshes


Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë një leje të posaçme kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të dalë nga burgu. Shkak është bërë humbja e gjyshes së tij, ndërkohë që Beleri ka bërë kërkesë për të marrë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Mësohet se atij i është dhënë 6 orë leje. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka bërë me dije se kanë marrë masa për shoqërimin e Belerit.

Kujtojmë se Beleri ndodhet në paraburgimin e Fierit, nën akuzën për blerje votash. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.