Kryebashkiaku demokrat i Nju Jorkut Eric Adams është ankuar për numrin e lartë të emigrantëve që po vijnë në shtetin e drejtuar prej tij.
Në një videomesazh ai thekson se numri i emigrantëve të mbërritur në Nju Jork prej një viti e gjysmë i ka kapërcyer 160 mijët ndërsa vetëm javën e fundit kanë mbëtritur 4 mijë syresh.
Sipas Adams gjatë dhjetorit në Nju Jork kanë mbërritur rreth 16 mijë emigrantë gjë që ka tendosur shumë shërbimet e qytetit.
“Kostot e lidhura me sigurimin e shumë njerëzve kanë zhveshur arkat e qytetit dhe e kanë bërë të presë pjesë të tjera thelbësore të buxhetit”, tha ai.
Në fillim të muajit të kaluar, Adams braktisi një seri takimesh me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë pasi federalët bastisën shtëpinë e Brianna Suggs, mbledhësja e tij kryesore e fondeve, në lidhje me një hetim federal të financave të fushatës së tij 2021.