Qytetarët e Kosovës, nga 1 janari i vitit 2024, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen. Ky regjim, megjithatë, bart disa rregulla që duhet të ndiqen – në të kundërtën pason gjoba ose ndalesa e hyrjes.
Me heqjen e vizave, qytetarët mund të qëndrojnë deri në 90 dië Brenda 6 muajsh në zonën Shengen.
Udhëtimi pa viza duhet të shërbëjë për vizita turistike, cështje familjare, takime biznesi, programe studimesh ose të ngjashme.
Me vetë duhet të keni adresën e akomodimit, biletën e kthimit dhe dëshmi të mjeteve të mjaftueshme financiare, sigurimi shëndetësor rekomandohet por nuk është i obligueshëm.