Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria izraelite miraton ministrin e ri të Jashtëm


Qeveria izraelite miratoi të dielën emërimin e ministrit të Energjisë Yisrael Katz si ministër i Jashtëm i vendit.

Katz do zëvendësojë Eli Cohen, i cili do bëhet ministër i Energjisë sipas një marrëveshjeje me rotacion brenda Partisë Likud të kryeministrit Benjamin Netanyahu, raportoi gazeta Haaretz.

Zëvendësimi duhet të miratohet nga parlamenti i Izraelit.

Sipas marrëveshjes, Cohen do kthehet si ministër i Jashtëm në vitin 2026, nëse qeveria e tanishme është ende në pushtet.

Katz kishte shërbyer më parë si ministër i Jashtëm nga viti 2019 deri në vitin 2020.