Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Drejtësia e kapur nuk ja ndryshon dot fundin Edi Ramës


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se drejtësia është e kapur.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thekson se gjithçka përqark Ramës ka rënë, i cili sipas tij, ka shitur çdo interes kombëtar dhe publik.

 

REAGIMI I VASILIT

Drejtesia e kapur, bunkeri i fundit, qe nuk ja ndryshon dot fundin Edi Rames!

Gjithccka perqark Edi Rames tashme ka rene.

Ka rene hipokrizia dhe aparenca, propaganda pa mbarim, farsa e paguar me miliona, ka rene çdo maske, ka mbetur lakuriq portreti i hajdutit, qe drejton një bande hajdutesh.

Nuk i fshihet dot më syrit te asnjë shqiptari.

Ka vjedhur çdo shqiptar pa kursyer edhe ata qe e votuan.

Ka konsumuar çdo skandal te çdo dimensioni.

Ka nxjerre çdo lloj pislleku nga goja.

Ka mbrojtur cdo hajdut, kriminel dhe trafikant rilindas.

Nuk ka mbrojtur as nje te ndershëm dhe korrekt me ligjin dhe moralin.

Eshte kthyer ne ikonen e imoralitetit politik me te ndyre, qe ky vend ka pare.

Ka shitur çdo interes kombetar dhe publik.

Ka źhbere shtetin dhe e ka kthyer ne nje cete grabitesish te cdo lloji dhe forme.

Tani eshte fundi i tij.

Ashtu si çdo diktator qe kerkon nje vendstrehim, nje vrime, nje rrëzë, nje qoshe, nje skute ku te fshihet edhe Edi Rama ne fundin e tij ka bunkerin e fundit.

Drejtesia e kapur dhe me regji eshte bunkeri i fundit, por qe nuk ja ndryshon dot fundin Edi Rames.