Vendosni fjalën kyçe....

Argita Malltezi: E nisim vitin në barrikadën e luftës për mbrojtjen e pluralizmit


E bija e Sali Berishës, Argita Malltezi, ka dhënë një fjalim para simpatizantëve të mbledhur poshtë shtëpisë.

Argita Malltezi falënderoi mështetësit e mbledhur në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë ku dhe Berisha ka shtëpinë ku qëndron në arrest shtëpie.

Ndër të tjera Malltezi theksoi se viti i ri nis në barrikadën e luftës për mbrojtjen e pluralizmit.

Ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen dhe për angazhimin tuaj këto ditë të para të vitit të ri. E nisëm vitin e ri në barrikadën e luftës për mbrojtjen e pluralizmit. Të nisësh vitin e ri me një sfidë të tillë është e vështirë, por motivuese.

Asnjë diktator nuk i përballet dot shpirtit tuaj të lirë. Nuk ka pranga sistemi që të burgosë lirinë tuaj.

Ju do të jeni misionaret e kësaj luftë që do kapilarizohet në gjithë vendin. Një vit të mbarë dhe me fitore. Jam e bindur që zoti këtij vit ka plane te bukura për Shqipërinë dhe do shpërblejë demokratet. Është detyra jonë të durojmë në barrikada”, tha ndër të tjera Argita Berisha.