Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmenia afrikane thyen rekordin, këndon për pesë ditë pa u ndalur (Video)


Një sipërmarrëse ganez, Afua Asantewaa Owusu Aduonum, është përpjekur të arrijë një rekord botëror të këndimit pa pushim. Ngjarja nisi në kryeqytetin e kombit të Afrikës Perëndimore, Akra, në prag të Krishtlindjeve dhe përfundoi të premten, duke kënduar për 126 orë e 52 minuta.

Veprimtaria pesëditore pa Asantewaa-n të këndonte këngë lokale pa ndërprerje, me mbështetje dërrmuese nga ganezët, duke përfshirë ish-presidentin John Dramani Mahama dhe zv. presidentin e tanishëm Mahamadu Bawumia, të cilët të dy konkurrojnë për postin më të lartë të vendit në zgjedhjet e 2024-ës.

Thuhet se ajo ka rrëzuar nga froni Sunil Waghmare të Indisë, i cili mban rekordin që nga viti 2012, kur këndoi për 105 orë. Asantewaa, ndryshe nga Waghmare, nuk është një këngëtare profesioniste dhe disa ganezë në mediat sociale dyshuan në aftësinë e saj për të arritur suksesin kur filloi sfidën e këngës.

Megjithatë, ajo thuhet se ishte në gjendje të kapërcejë jozyrtarisht kohën e mbajtësit të rekordeve me 21 orë shtesë.

Guinness World Records (GWR) iu përgjigj një komenti në Facebook duke e paralajmëruar për përfundimin e përpjekjes së saj nga Asanteëaa të premten.

Ai gjithashtu deklaroi se gjyqtarët e tij “mezi presin të marrin prova” për të përcaktuar nëse Asanteëaa theu rekordin për sfidën më të gjatë të këndimit nga një individ.

Përpjekja e Asantewaa përkoi me përpjekjet e Ganës për të tërhequr më shumë turistë dhe për të promovuar kulturën e saj, duke përfshirë muzikën.

Në fillim të këtij muaji, qeveria nisi një program vizash në mbërritje për turistët që vizitojnë ish-koloninë britanike për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, si pjesë e fushatës së saj 10-vjeçare “Përtej kthimit”.

Ndërkohë, artistja ganeze e kuzhinës Faila Abdul Razak filloi një maratonë gatimi në mesnatën e së hënës, duke synuar të thyejë rekordin botëror prej 119 orësh e 57 minutash të mbajtur nga kuzhinieri irlandez Alan Fisher.