Vendosni fjalën kyçe....

Droni izraelit vret zyrtarin e lartë të Hamasit në Bejrut


Zyrtari i lartë i Hamasit, Saleh al-Arouri u vra të martën mbrëma në një sulm izraelit me dron në periferitë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, një bastion i grupit militant libanez aleat Hezbollah, thanë tre burime të sigurisë për Reuters.

Në përgjigje të pyetjeve nga Reuters, ushtria izraelite tha se nuk u përgjigjet raporteve në mediat e huaja.

Mark Regev, një këshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i tha MSNBC se Izraeli nuk kishte marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por “kushdo që e bëri atë, duhet të jetë e qartë: se ky nuk ishte një sulm një sulm ndaj shtetit libanez”.

“Kushdo që e bëri këtë bëri një sulm kirurgjikal kundër udhëheqjes së Hamasit”, tha Regev për MSNBC në një intervistë.

Arouri ishte një zyrtar i lartë në Byronë Politike të Hamasit dhe ishte gjithashtu një nga themeluesit e krahut të tij ushtarak, Brigadave Qassam, e cila kreu një sulm vdekjeprurës në territorin izraelit më 7 tetor. SHBA-të kishin ofruar vitin e kaluar 5 milionë dollarë për informacion mbi të .

Hamasi konfirmoi vrasjen e Arourit përmes radios së lidhur Al-Aqsa. Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Izzat al-Sharq tha se ishte një “vrasje burracake”.