Vendosni fjalën kyçe....

Numri i viktimave në Gaza kalon 22,000, luftime pa ndërprerje Izrael-Hamas


Forcat izraelite sulmuan Khan Younis në Rripin jugor të Gazës me zjarr tankesh dhe sulme ajrore të martën, thanë banorët ndërsa trupat tokësore izraelite dhe militantët e Hamasit gjithashtu luftuan në pjesë të tjera të enklavës së shkatërruar.

Izraeli tha se trupat e tij kishin vrarë dhjetëra militantë në veri të Gazës ditën e kaluar. Banorët thanë se tanket izraelite kishin granatuar pjesë të kampit të refugjatëve Al-Bureij në zonën qendrore.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 207 njerëz ishin vrarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të palestinezëve të regjistruar në më shumë se 22,000 në gati tre muaj luftë në enklavën e sunduar nga Hamasi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se operacionet në jug rreth Khan Younis ishin të përqendruara në zonat mbi rrjetin e tunelit ku besohej se fshiheshin liderët e Hamasit.

“Ne po i arrijmë në të gjitha mënyrat. Tashmë ka angazhim po fatkeqësisht ka shumë pengje atje,” u tha ai trupave në Gaza në pamjet e shfaqura në televizionin izraelit.

Luftimet e fundit u zhvilluan pasi Izraeli njoftoi planet për të tërhequr disa trupa, duke sinjalizuar një fazë të re në luftën kundër Hamasit mes shqetësimeve globale për gjendjen e rëndë të banorëve të Gazës.