Në ditën e dytë të Vitit të Ri, kushtet atmosferike nuk kanë penguar aspak qytetarët e Tiranës për të dal në sheshin Skëndërbej, për t’ju gëzuar ditëve të fundit të pushimeve.
Kryeqytetasit, por edhe miqtë e ardhur për festa po munden që tashmë t’i rikthehen normalitetit.
Shumë prej qytetarëve zgjodhën që kafenë e parë të 2024 ta pinë në Sheshin Skënderbej ku atmosfera e festës vijon.
Moti i pazakontë për janarin, ka bërë që fëmijët mos t’ju ndahen lodrave në shesh dhe atmosferës së festave.
Të rrallë shihen të rinjtë, për të cilat festat mbyllen në orët e vona të natës.
Në sheshin Skëndërbej qyteza e magjishme e festave do të qëndrojë për qytetarët deri në 6 janar. 3 janari rikthen në funksion institucionet publike ndërsa në 8 janar rinis edhe viti shkollor.