Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Ardian Nikulajt, lihet në burg Ruben Saraiva, portugezi: S’kam lidhje, në Shqipëri isha me pushime


Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-Prill në Shëngjin, u njoh këtë të marte me rivlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lezhës, e cila vendosi që të qëndrojë në burg pa afat.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura ai mësohet te jete shprehur se është njohur nga mediat me akuzat e ngritura ndaj tij, duke i kërkuar gjykatës që ti vihet në dispozicion dosja hetimore, ndërsa u përfaqësua në gjyq nga një avokat i caktuar nga shteti.

“Kam qenë me pushime ne Shqipëri dhe nuk kam lidhje me vrasjen” mësohet të jetë shprehur ai.

‘Prokuroria kërkoi masë arresti me burg. Deklarimi i tij ishte se nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe nuk kishte asnjë dokumentacion të ofruar nga prokuroria. Gjykata e garantoi se do të kishte në dispozicion gjithë fashikullin gjyqësor dhe ai rezervoi të drejtën të shprehet në një moment tjetër. Reagimi i tij ishte se ‘unë nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohem. Kam marrë dijeni nëpërmjet mediave jam arrestuar në Marok ku isha për punë të tjera. Jo nuk kam asnjë njohje as me atë as me ndonjë shqiptar. Ka deklaruar se në Shqipëri ka ardhur për pushime.’- u shpreh avokati i tij, Elton Laska.