Vendosni fjalën kyçe....

Rusia e Ukraina shkëmbejnë numrin më të lartë të të burgosurve


Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se të mërkurën 248 pjesëtarë të shërbimit të saj janë liruar nga robëria ukrainase. Nga ana tjetër, Kievi ka pohuar se 230 pjesëtarë të personelit të tij janë shkëmbyer me Moskën.

Shkëmbimi i personelit të kapur ishte rezultat i një “procesi të ndërlikuar negocimi” të lehtësuar nga “ndërmjetësimi humanitar” i Emirateve të Bashkuara Arabe, tha ushtria ruse.

Të burgosurve të liruar po iu ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike dhe do transportohen në shtëpi nga Forcat Ajrore të Rusisë, për trajtim dhe rehabilitim në objektet mjekësore ushtarake.

Menjëherë pas njoftimit rus, presidenti ukrainas Vladimir Zelensky postoi në kanalin e tij Telegram se “më shumë se 200” ushtarakë ukrainas janë liruar në shkëmbim, duke pretenduar më vonë se numri i saktë ishte 230.

Asnjëra palë nuk përmendi të burgosurit e tjetrës në deklaratat e tyre.

Shkëmbimi i së martës thuhet se ishte më i madhi nga i gjithë konflikti deri më tani. Shkëmbimi i fundit publik i të burgosurve ishte në fillim të gushtit 2023 dhe përfshinte 22 ushtarë nga secila anë.

Në një intervistë në fillim të dhjetorit me AP, Zelensky tha se shkëmbime të vogla lokale vazhduan të ndodhnin, duke pretenduar se Kievi kishte arritur të tërheqë rreth 100 personel në këtë mënyrë.