Vendosni fjalën kyçe....

13-vjeçari bëhet lojtari i parë që mund Tetris-in


Një 13-vjeçar amerikan është personi i parë që mundi Tetris-in, duke e detyruar videolojën klasike Nintendo prej më shumë se tre dekadash “të bllokohej”.

Willis Gibson, i cili njihet me emrin Blue Scuti, thërriste “Të lutem rrëzohu” ndërsa rregullonte pjesët e enigmës që rridhnin poshtë ekranit dhe disa çaste dëshira iu plotësua kur loja ngriu,  siç duket në një video të ngarkuar në YouTube më 2 janar.

Gibson theu rekordet botërore për rezultatin e përgjithshëm, nivelin e arritur dhe numrin total të linjave, sipas 404 Media.

“Kjo është e pabesueshme,” i tha Reuters Vince Clemente, kreu i Classic Tetris Ëorld Championship.

“Zhvilluesit nuk mendonin se dikush do arrinte ndonjëherë kaq larg dhe tani loja është mundur zyrtarisht nga një qenie njerëzore.”

Më parë, vetëm një program kompjuterik i inteligjencës artificiale kishte mundur Tetris, tha Clemente.

Willis përdor një teknikë të popullarizuar në vitin 2021 që lejon një lojtar të manipulojë bllokun e drejtimit, të paktën 20 herë në sekondë për të lëvizur blloqet, shumë më tepër se metoda e mëparshme e njohur si e “hiperpërgjimit”, tha 404 Media.

Tetris, i cili u lëshua për herë të parë në 1984 dhe u bë një lojë popullore pothuajse e menjëhershme në mbarë botën, sfidon lojtarët të bashkojnë shtatë forma të ndryshme blloqesh që bien.

I krijuar nga Alexey Pajitnov në Akademinë e Shkencave të Moskës gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë dhe i zhvilluar si biznes nga sipërmarrësi i lojërave Henk Rogers, Tetris ka treguar fuqi të jashtëzakonshme qëndrueshmërie, duke përfshirë breza.

Është videoloja më e shitur e të gjitha kohërave me 520 milionë kopje të shitura, sipas The Tetris Company.