Agjencia e Mbikqyrjes Policore publikon statistikat e dhjetorit 2023, ku bën të ditur se mes 20 referimeve në prokurori 17 janë për punonjës të policisë së shtetit, 1 punonjës I PMNZSH dhe 16 shtetas të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Nga 17 personat e arrestuar në flagrancë, 4 janë punonjës policie, 11 janë shtetas, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
2 punonjës policie janë pezulluar nga ushtrimi I detyrës me vendim gjykate, ndërsa janë bërë 10 inspektime të paplanifikuara.
Për tre punonjës policie Komisioni Disiplinor ka vendosur fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të rëndë.
Janë trajtuar 139 ankesa nga 177 të administruara ndërsa kanë mbërritur 265 telefonata. Mes tyre 105 telefonata kanë dhënë informacion.