Vendosni fjalën kyçe....

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Apeli i GJKKO lë në burg Ramazan Rrajën


Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Ramazan Rrajën.

Ramazan Rraja u la në burg për trafiku droge që u zbulua nga zbërthimi i aplikacionit ‘SKY ECC’, ndërkohë ka edhe një masë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim R.Rr., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 472, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e disponimit me nr. 472 akti, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.