Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) kanë njoftuar eliminimin e një prej operativëve të Xhihadit Islamik në Gaza.
Mamdouh Lolo është vrarë një një sulm me avion i IDF-së në Gazën veriore.
Lolo, shef shtabi operacional i organizatës raportohet se ka planifikuar dhe udhëhequr sulme kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë.
“Shefi i Shtabit Operacional të Xhihadit Islamik, Mamdouh Lolo, është goditur nga një avion i Forcave Izraelite të Mbrojtjes (IDF) në Gazën veriore.
Lolo ishte një figurë e lartë në organizatën terroriste Xhihadi Isalmik, planifikoi dhe udhëhoqi sulme të panumërta kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë dhe ishte në kontakt me zyrtarë të lartë në selinë e Xhihadit Islamik jashtë vendit”-thuhet në njoftimin e IDF.