2 persona dyshohet se kanë mbetur viktimë pas të shtënave në zonën e Freskut në Tiranë.
Viktima kanë mbetur vëllezërit Lulzim e Vehap Cami, të dy rreth të 60-ave.
Sipas policisë, 63-vjeçari Vehap Cami ka qëlluar për vdekje të vëllanë, 68-vjeçarin Lulzim Cami e më pas është vetëvrarë.
Dyshohet se vëllezërit kanë pasur probleme të hershme për shkaqe pronësie.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”
në përditësim…