Ministri i Brendshëm Taulant Balla në konferencë për median njoftoi se në këto momente është drejt përfundimit faza e parë e hartimit të ligjit në policinë e shtetit. Balla është i bindur se ky ligj do I japë fund monopolit të strukturës drejtuese.
“Ndryshimet mund ti përmbledhja ‘dinamizim, energjizim i trupës së policisë së shtetit dhe përmirësim të karrierës së policsië. Duhet ti japim mundësinë çdo punonjësi të policisë të bëjë karrierë. Ti japim fund monopolizimit të strukturës drejtuese brenda policisë së shtetit” tha Balla
Në 2023 në Akademinë e Sigurisë janë pranuar 607 djem e vajza në nivelin bazë patrullë e përgjithshme dhe 41 ekselentë në patrullën e krimit.