Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë zjarri brenda një gjimnazi në SHBA, autori vret disa persona dhe më pas veten


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një shkollë të mesme në Iowa, SHBA pasi një person ka hapur zjarr brenda ambienteve të gjimnazit.

Mësohet se i dyshuari për të shtënat ka vdekur nga ajo që hetuesit besojnë se është një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, sipas Associated Press.

Sipas mediave të huaja raportohet se autori ka hapur zjarr ndaj disa personave duke lënë disa të vdekur e të plagosur, por pa pasur një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Zyrtari tha gjithashtu se të paktën një nga viktimat është një administrator shkolle.