Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Sipas informacioneve trupi i përket një gruaje, ndërsa dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.
Ndërkohë policia po vijon punën për identifikimin e ngjarjes.
“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën”, njofton policia.