Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete ndodhet në konferencë për median për të bërë një bilanc për vitin 2023 dhe pritshmëritë e vitit 2024
Me një turizëm gjithëvjetor ekonomia po hyn në një fazë të re mbi 10 milionë vizitorë të huaj dhe më të ardhura në rreth 3.2 miliardë euro.
Reforma e nisur e rritjes së pagave në sektorin publik do të vijojë ndjeshëm edhe gjatë 2024.
” Në muajt e parë të vitit do të finalizohen vendimet që specifikojnë rritjen për të gjitha kategoritë. Në mesin e vitit 2024 do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave, me synimin që brenda këtij viti të arrijmë pagën mesatare prej 900 euro në sektorin publik” tha Mete.
Nga data 1 janar, ka nisur zbatimin ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ky ligj është plotësuar tashmë me të gjitha aktet e nevojshme nënligjore që mundësojnë zbatimin e plotë të tij.
Në kuadër të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” është hartuar edhe udhëzimi i ri, lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë, ku kemi gjetur me vend të vendosim një rregull të ri. Në të gjitha zonat do të aplikohet çmimi i referencës në shitje, në raport me moshën e ndërtesës, ku për çdo vit vjetërsi, çmimi do të ulet me 1%. Gjatë këtij viti, do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare.
Bilanci i vitit 2023
1.1 mld € investime të huaja në 9 muaj
Papunësia ka zbritur në nivele të ulëta historike, 10.5%
Parashikimet për vitin 2024
Inflacioni do të kthehet në objektiv brenda vitit 2024
Vijon reforma e pagave, në muajt e parë të 2024 finalizohen vendimet specifike
Pritet që borxhi publik të ulet nën nivelin 60%
Do të mbledhim 40 mld lekë më shumë tatime se viti 2023
Do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës në zonat bregdetare