Policia rrugore ka nisur gjobitjen e këmbësorëve që kalojnë rrugën në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për aksidente.
Policia ka publikuar pamje që tregojnë shërbimet e saj të cilat ndalojnë dhe gjobisin qytetarë që nuk kalojnë rrugën në vijat e bardha, por në pjesë të tjera të saj duke ndërprerë lëvizjen e automjeteve.
Gjobat e vendosura ndaj qytetarëve kanë qenë në vlerën e 1 mijë lekëve.
Pamjet tregojnë se këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit i përkasin të gjitha moshave.
Në vitin 2022 këmbësorët sipas statistikave kanë qenë shkaktarë të 50 për qind të aksidenteve të ndodhura në vend.